Rreth Nesh


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/algeblbo/public_html/Domains/solaron.al/wp-content/plugins/q-and-a/inc/functions.php on line 252

KOMPANIA

Solaron shpk është kompania e parë në Shqipëri që ofron shërbime projektim-zbatimi të teknologjisë fotovoltaike (inxhinieri-prokurim-ndërtim). Ne projektojmë dhe implementojmë zgjidhje fotovoltaike për të gjithë nevojat tuaja të lidhura me energjinë.
Nëse objektivi juaj është një investim në teknologjinë fotovoltaike, rritje të ardhurash, ulje shpenzimesh, burime energjie të besueshme, sisteme energjie të rinovueshme dhe efiçente, ne do të ishim të kënaqur t’ju asistonim në vendimmarrje dhe të siguronim zgjidhje fotovoltaike të personalizuara, të tipit ‘me-çelësa-në-dorë’. Sistemet fotovoltaike rrjetlidhur, jashtë rrjetit ose hibride të instaluara në rezidenca, objekte tregtare ose industriale janë ato që njohim më së miri!
Ne i konsiderojmë teknikat tona të projektimit dhe shërbimet konsulente, një risi në sektorin energjetik fotovoltaik lokal. Ne jemi tepër entuziastë që po sjellim në Shqipëri disa prej markave më të mira, të mirënjohura dhë të çertifikuara në industrinë e fotovoltaikëve. Standartet tona të instalimit janë ato të përcaktuara nga IEC dhe që ndjekin rekomandimet ndërkombëtare të instalimit dhe mirëmbajtes së sistemeve FV.
Stafi ynë frymëzohet nga pasioni për teknologjinë, inxhinierinë dhe natyrën.
Të gjithë shërbimet tona ofrohen në Shqip dhe/ose Anglisht.