Biznes

Si të Kurseni Energji në Ambjentet e Biznesit

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të ulur konsumin e energjisë në ambjentet e biznesit tuaj dhe për pasojë të zvogëloni faturën mujore të energjisë elektrike. Nëse ju planifikoni të ndërtoni një objekt të ri për aktivitetin tuaj të biznesit ose ta restauroni atë, ose nëse keni një buxhet fare të vogël për të përmirësuar ciklin e energjisë në biznesin tuaj, vazhdoni të lexoni. Ju mund të siguroheni që energjia kontrollohet automatikisht, duke filluar me investime që kushtojnë pak euro.

Pajisjet dhe zgjidhjet për kursimin e energjisë të listuara më poshtë, përveç fotovoltaikëve, janë jashtë objektit të aktivitetit të Solaron shpk, por ne besojmë se ndarja e njohurive tonë teknike me publikun e gjerë do t’ju shërbejë ju për të zvogëluar shpenzimet tuaja dhe do të kontribuojmë në zhvillimin e përgjithshëm të qëndrueshëm dhe me rendimet të lartë të sektorit energjetik të vendit tonë.

Këshilla të Përgjithshme

  • Instaloni teknologji dhe pajisje me rendiment energjetik më të lartë.
  • Fikni pajisjet që nuk janë duke u përdorur.
  • Zgjidhini pajisjet si desktopët, laptopët, printerat dhe fotokopjuesit që ju kursejnë energji.
  • Aty ku është e mundur zgjidhni një laptop në vend të një desktopi; laptopët konsumojnë 90% më pak energji. Nëse nuk mund të fikni desktopin, të paktën fikni ekranin e tij kur nuk jeni duke e përdorur.
  • Izoloni mirë dyert dhe dritaret.
  • Përmirësoni izolacionin e murit.
  • Instaloni dyer me vetë-mbyllje.
  • Mbyllni grilat gjatë fundjavave ose kur hapësira nuk është duke u përdorur.
  • Instaloni një sistem fotovoltaik në dritare, çati, oborr, kopësht, etj. Konsideroni përdorimin e fotovoltaikëve të integruar me ndërtesen.
  • Instaloni kontrollorë sistemesh.
  • Instaloni një Sistem për Menaxhimin e Ndërtesës BMS ose sistem të ngjashëm me të.

Ndriçimi

  • Zëvendësoni llampat e zakonshme me llampa fluoreshente-kompakte ose LED, urgjentisht.
  • Përzgjidhni një ndriçues me xokël elektronike, e cila do t’ju kursejë deri ne 40% të energjisë krahasuar me një xokël të zakonshme magnetike.
  • Përzgjidhni një ndriçues që nuk mbulon llampën, në mënyrë që të mos detyroheni të blini llampa më të fuqishme.
  • Përzgjidhni një ndriçues me reflektorë dhe/ose difuzorë.
  • Siguroni pastrimin e rregullt të llampave dhe ndriç
  • Përdorni një sensor lëvizje për të kontrolluar ndriçimin, kryesisht në tualete, garazhe, depo, magazina, etj.
  • Përdorni një sensor kohor ose sensor fluksi drite për të kontrolluar ndriçimin e jashtëm; në këtë mënyrë, dritat do të jenë ndezur vetëm kur është e nevojshme.
  • Përdorni një ndriçues fotovoltaik në shtyllë, së bashku me bateri për ndriçimin e jashtëm. Kjo do t’ju eleminojë shpenzimet e instalimit të kabllove të gjatë përmes oborrit dhe do të zvogëlojë faturën e energjisë elektrike.
  • Përdorni spote fotovoltaike për ndriçimin e rruginave ose për të hijezuar objekte të veçanta ose aspekte të spikatura arkitekturore të objektit.

Ngrohja, Ventilimi, Ajri i Kondicionuar dhe Uji i Ngrohtë

  • Instaloni pajisje të reja me rendiment të lartë të ngrohjes, ventilimit, dhe ajrit të kondicionuar.
  • Instaloni të gjitha sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe të ajrit të kondicionuar me kontroll qëndror.
  • Programoni pajisjet që të funksionojnë me një temperaturë të caktuar, në orare të caktuara, sipas stinëve ose ditë
  • Kontrolloni rregullisht tubacionet e ajrit për dëmtim të materjalit izolues të tyre.
  • Planifikoni inspektime dhe mirëmbajtje të rregullta të sistemeve.
  • Mbani filterat të pastër dhe pa tym.
  • Mos instaloni ventilatorët për ngrohje/ftohje të ajrit ngjitur me mobiljet ose grilat.
  • Instaloni sisteme diellore të ngrohjes së ujit.