Copyright

(Para)lajmërim Ligjor

© Solaron shpk. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Ky website, përfshirë logo, sllogane, tekste, skica, ilustrime, grafikë, fotografi, është krijuar, zotërohet dhe kontrollohet nga Solaron shpk dhe mbrohet nga Ligjet e Republikës së Shqipërisë, që lidhen por nuk kufizohet, me legjislacionin mbi pronësinë intelektuale, të drejtat e autorit, markat tregtare, sekretet tregtare, logot.

Qëllimi i vetëm i përmbajtjes së këtij website është informimi dhe promocioni. Një përpjekje e arsyeshme është bërë për të dhënë informacion të përditësuar dhe të saktë. Por nuk është synuar që informacioni të jetë gjithëpërfshirës dhe i kompletuar dhe për pasojë nuk i duhet besuar për marrjen e vendimeve për çështje të caktuara inxhinierike dhe teknike. Në këto raste duhen marrë shërbimet nga profesionistët me eksperiencë, kompetentë dhe të liçensuar. Solaron shpk nuk garanton që informacioni i dhënë në këtë website, ose produktet dhe/ose shërbimet e reklamuara në të janë teknikisht të sakta, të përpikta, të besueshme dhe pa gabime. Informacioni i dhënë në këtë website nuk zëvendëson një kontratë ose një garanci për produktet dhe shërbimet e ofruara nga Solaron shpk. Asgjë në këtë website nuk i shtohet ose ndryshon ndonjë kontrate për produkte dhe/ose shërbime që ju mund të keni me Solaron shpk. As Solaron shpk dhe as palët që janë përfshirë në ndërtimin e këtij website nuk janë përgjegjës për dëme direkte ose indirekte. Solaron shpk nuk është e detyruar të bëjë monitorimin e këtij website dhe nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për ndonjë rast kur përmbajtje e këtij website modifikohet me keqdashje ose sabotohet pa miratimin e Solaron shpk.

Solaron shpk në mënyrë të qartë dhe të hapur heq dorë nga përgjegjësia për ndonjë dëm, dëmtim, humbje ose risk, personal ose tjetër, që mund të ndodhin si pasojë direkte ose indirekte, e përdorimit dhe/ose e aplikimit të ndonjë pjese të përmbajtjes së këtij website.

Solaron shpk nuk mban përgjegjësi ligjore për dëme nga software keqdashës ose nga viruse që mund të transmetohen përmes këtij website në mënyrë të jashtëligjshme nga palë të tjera që mund të infektojnë kompjuterin tuaj dhe/ose të dëmtojnë të dhënat tuaja.

Duke hapur dhe përdorur këtë website ju dakordësoheni me këtë (Para)lajmërim Ligjor dhe pohoni se do ta përdorni atë vetëm për informimin personal dhe se ju nuk do të përdorni ndonjë informacion në këtë website për ngritjen e ndonjë pretendimi, padie ose veprimtarie kundër Solaron shpk, përfshirë edhe veprimtari biznesi të ngjashme me objektin e aktivitetit të Solaron shpk. Duke përdorur këtë website ju dakordësoheni  për të mos kopjuar, publikuar, shfaqur, riprodhuar pjesërisht ose tërësisht përmbajtjen e këtij website, duke përfshirë, por pa u limituar në skicat, fotografitë, dhe grafikët, pa marrë paraprakisht leje nga ose pa i dhënë kredit Solaron shpk. Duke përdorur këtë website ju dakordësoheni që të mos përfshiheni në ndonjë aktivitet të kundërligjshëm, duke përfshirë por u kufizuar në, postimin e çfarëdolloj informacioni, trasmetimin e software-ëve keqdashës ose viruseve. Solaron shpk rezervon të drejtën të shtojë, heqë, modifikojë përmbajtjen e këtij website dhe përmbajtjen e këtij (Para)lajmërim Ligjor në çdo moment pa njoftim të posaçëm.

Krijuar në Shkurt 2015. Modifikuar së fundmi në: Shkurt 2015.