Evente-Seminari Nentor 2016


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/algeblbo/public_html/Domains/solaron.al/wp-content/plugins/q-and-a/inc/functions.php on line 252

Seminari “Fotovoltaikët – midis Hijes & Shkëlqimit” 18 Nëntor 2016 Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Tiranë

1

Ditën e premte 18 Nëntor 2016, në ambjenet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Tiranë u organizuar seminari me temë “Fotovoltaikët – midis Hijes & Shkëlqimit, një seminar rreth teknologjidsë, çmimeve, legjislacionit – Shqipëri & Kosovë”. Ky seminar u financua nga European Climate Foundation, u organizua nga Solaron shpk me përkrahjen dhe mikëpritjen e Minsitrisë së Energjisë dhe Industrisë. Të ftuar ishin, konsumatorë të energjisë elektrike, investitorë, përfaqësues biznesesh, institucione financiare, prodhues me përparësi, institucione shtetërore qëndrore dhe lokale, arkitektë, projektues, inxhinierë, konsulentë teknik dhe firma ndërtimi. Qëllimi i seminarit ishte:

  • Të identifikojë disa paragjykime, nga pikëpamja teknike dhe ekonomike, që shoqërohen me prodhimin e energjisë elektrike nga dielli dhe të saktësonte të vërtetën.
  • Të shtrihej tek target grupet që kanë mundësinë dhe kapacitetet për të investuar në një Sistem Fotovoltaik.
  • Të informojë dhe prezantojë skemat mbështetëse shtetërore për investime në këtë sektor.
  • Të fokusohet në aspektet teknike të instalimeve Fotovoltaike në mënyrë që të informojë investitorët se si të bëjnë dallimin mes pajisjeve dhe instaluesit, që të mund të marrin vendime të zgjuara.
  • Të prezantojë konceptin e vetë-prodhimit të energjisë në objekte ekzistuese ose në ndërtim në mënyrë që të rritet vetë-mjaftueshmëria energjitike e tyre.
  • Matja e perceptimit të audiencës pas prezantimit përmes një pyetësori, për të kuptuar ndikimin e seminarit dhe për t’a përmirësuar atë në të ardhmen.

Nga organizatorët u vu re një interes i jashtëzakonshëm, me mbi 140 persona që konfirmuan paraprakisht pjesëmarrjen, ndërkohë që audience ishte parashikuar të mos kalonte 100 persona.

Dëshirojmë të falenderojmë të gjithë folësit dhe të ftuarit për kohën dhe përkushtimin e treguar.

 

Më poshtë ju lutem gjeni prezantimet e të gjithë të ftuarve.

Ftesa e Seminarit dhe Axhenda

Mr. Nika, Mr. Simaku, Ms. So

Mr. Nika, Mr. Simaku, Ms. So

“Plani i Veprimit për Energjinë e Rinovueshme dhe Fotovoltaikët”, Gjergji Simaku, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Tiranë

“Zhvillimi i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë”, Miftar Nika, Minstria e Zhvillimit Ekonomik, Prishtinë

“Kosto e Vërtetë e Solarëve Fotovoltaikë dhe teknologjive të Rinovueshme”, Eun young So, IRENA, Bonn

“Fizibiliteti i një Sistemi Fotovoltaik 100kWp në Tiranë”, Joli Delimeta, Solaron, Tiranë

Ms. So, Mr. Nika, Mr. Simaku, Ms. Delimeta

Ms. So, Mr. Nika, Mr. Simaku, Ms. Delimeta

Ms. So, Ms. Delimeta

Ms. So, Ms. Delimeta

“Bazat e Moduleve FV, tipet e simeteve FV dhe pajisjet kryesore”, Trim Tërnava, J.v.G. Jaha Energy, Prishtinë

Mr. Simaku, Ms. Nika, Mr. Veseli, Mr. Tërnava

Mr. Simaku, Ms. Nika, Mr. Veseli, Mr. Tërnava

“Inverterat Diellorë”, Nahit Veseli, ABB, Tiranë

“Moti dhe Teknologjia Fotovoltaike: Sistemet Jashtë Rrjetit për aplikime të veçanta”, Emira Polloshka, Solartech Solution, Prishtinë

Mr. Veseli, Ms. Polloshka

Mr. Veseli, Ms. Polloshka

“Prodhimi i energjisë elektrike kur nuk ka diell” – një video nga Fronius, xhiruar në fabrikën e tyre në Austri, në mot me ré dhe mjegull

 

Rezultatet e Pyetësorit të kryer gjatë seminarit

 

Leave a Reply