FV në Biznese

Si mund të përfitoj nga fotovoltaikët në biznesin tim?

Mjaft më me çmimet në rritje të energjisë elektrike.
-Tashmë ju mund ta prodhoni vetë energjinë elektrike që konsumoni.
Çdo biznes ka nevojë për energji elektrike në mënyrë të vazhdueshme; në fund të muajit, bizneseve u mbetet pët të paguar një faturë elektrike tepër e lartë, që sa vjen e rritet. A e dinit që ju mund të zvogëloni faturën tuaj elektrike duke instaluar një sistem fotovoltaik? Ju duhet vetëm një sipërfaqe e ekspozuar në diell. Një tarracë, çati e tipeve të ndryshme, një fasadë që sheh jugun, tendë, kopësht ose një hapësirë e lirë për të prodhuar vetë energji elektrike të pastër, pa pagesë, për vite të tëra në të ardhmen.

6.PVinBusiness

Nëse ju jeni pronarë ose planifikoni të jeni pronarë të ndonjë prej ketyre bizneseve, ju thjeshtë mund të prodhoni vetë energjinë elektrike.

Fabrikë                      impiant                     qendër tregtare                    hotel

Restorant                  garazh                       magazine                               serë

Fermë                        vreshtë                       park argëtimi                       parking

11. PV parking lot

A mbështetet biznesi juaj te përdorimi i një gjeneratori?
A keni gjetur vendin ideal për të ndërtuar biznesin tuaj, por që është shumë larg shtyllës elektrike?
A ju nevojitet të furnizoni një objekt/ngarkesë që kërkon ndërtimin e një linje elektrike tepër të shtrenjtë?
A planifikoni të ndërtoni një tendë ose strehë?
Ne mund të kemi një zgjidhje më të thjeshtë dhe të shpejtë për ju.

Agro-Biznes

Elektropompa Uji me Energji Fotovoltaike

Përdorim shumë të përhapur gjejnë sistemet fotovoltaike jashtë-rrjetit në agrikulturë dhe blegtori, nëpërmjet elektropompave të ujit me energji fotovoltaike (të njohura edhe si pompa uji diellore), të cilat furnizohen me rrymën elektrike e prodhuar nga modulet FV. Ato përdoren për vaditje ose aktivitete të tjera rezidenciale dhe zbavitjeje, si për shembull në pishina. Një elektropompë me energji fotovoltaike përdor rrymën e vazhduar (DC) të prodhuar nga modulet FV, që rezulton në rendiment më të lartë të sistemit krahasuar me sistemet FV konvencionalë që përfshijnë një inverter. Ndryshe nga turbinat e erës të cilat gjithashtu mund të përdoren për të furnizuar një pompë por që vendosen vetëm në zona të caktuara më shumë erë, pompat diellore të ujit mund të vendosen kudo nëpër Shqipëri, ku ka diell. Një tjetër avantazh është se elektropompat e ujit me energji fotovoltaike do të funksionojnë më shumë gjatë sezonit veror dhe gjatë ditës, atëherë kur uji është më i nevojshëm. Elektropompat e ujit me energji fotovoltaike janë të lehta për t’u instaluar, nuk kanë kosto mirëmbajtje, nuk lëshojnë gaze të dëmshëm dhe funksionojnë për një kohë të gjatë, ndryshe nga gjeneratorët, që kërkojnë mirëmbatje të vazhdueshme, karburant, lëshojnë gaze të ndotura dhe bëjnë zhurmë. Elektropompat e ujit me energji fotovoltaike mund të jenë të lëvizshme, të volitshme për përdorim në vende të ndryshme gjatë sezoneve.

Fotovoltaikët në Ferma dhe Sera

12. PV greenhouse

Stallat dhe serat përmbajnë hapësira të mëdha, me mbulesa të papërdorura, të cilat fare mirë mund të shfrytëzohen për të instaluar sisteme FV, të cilat prodhojnë energji elektrike. Energjia elektrike e prodhuar mund të përdoret për qëllime vaditje, ndriçimi, ngrohje, ftohje, për të ushqyer një kompjuter ose çdo pajisje tjetër elektrike.

Stacionet e Transmetimit të të Dhënave

Sistemet FV hibride përdoren gjerësisht për të furnizuar me energji elektrike stacione të izoluara telekomunikacioni, stacione radio-televizioni, stacione meteorologjike, ose çdo tip tjetër stacioni të transmetimit të të dhënave. Të ndodhura në zona të izoluara, në lartësi të mëdha, të mirë-ekspozuara ndaj diellit dhe pa burime hijesh, përdorimi i fotovoltaikëve në këto stacione është ideal. Një tjetër faktor kryesor që nxit përdorimin e fotovoltaikëve në stacione të transmetimit të të dhënave është mungesa e lidhjes me rrjetin ose cilësia e dobët e tij. Një sistem FV hibrid mund të projektohet të furnizojë me energji gjatë mungesës së energjisë nga rrjeti përmes një sistemi baterish. Tek stacionet që funksionojnë me gjenerator 24 orë në ditë – 7 ditë në javë, pra aty ku nuk ekziston një linjë elektrike, një sistem FV mund të ulë ose të eleminojë përdorimin e gjeneratorit. Si pasojë, do të kursehen shpenzimet vjetore të lidhura me mirëmbajtjen e planifikuar dhe të paplanifikuar të gjeneratorit, shpenzimet e karburantit të gjeneratorit, shpenzimet e transportit të personelit, do të eleminonohen ose zvogëlohen humbjet e biznesit si pasojë e ndërprerjes së energjisë (për arsye defektesh ose mirëmbajtje) dhe do të furnizojë me energji elektrike të pastër, të rinovueshme që është ideale për mjedisin. Një sistem FV hibrid përbën një zgjidhje shumë të mirë për çdo stacion të dhënash të largët në çdo vend të Shqipërisë, por një studim fizibiliteti profesional që vlerëson skenare të ndryshme është tepër i rëndësishëm.

Kërkoni dhe merrni ofertë për biznesin tuaj tani pa asnjë pagesë!

Si të kursej energji në biznesin tim?