FV në Rezidenca

Si mund të përfitoj nga fotovoltaikët në shtëpinë time?

Një modul FV ju furnizon me energji elektrike kudo, thjeshtë duke e ekspozuar në diell. Në shtëpi, ju mund të instaloni module FV për ta prodhuar vetë energjinë elektrike me një kosto shumë më të ulët nga ajo e blerjes së energjisë nga operatori dhe për pasojë, zvogëloni faturën tuaj të energjisë elektrike. Për më tepër, kurdo që fotovoltaikët prodhojnë energji që ju nuk e konsumoni, ajo i shitet rrjetit automatikisht.

Fotovoltaikët janë të larmishëm për sa i takon teknologjisë, dimensioneve, formës, ngjyrës dhe disa madje mund të inkorporohen me shtëpinë tuaj, si tjegullat FV ose fotovoltaikët e tejdukshëm në formë laminati që vendosen në xhamat e dritareve, prandaj ju e keni të mundur të gjeni në treg çdo produkt që i përshtatet nevojës dhe shijes tuaj personale. Mënyra më e përhapur e përdorimit të moduleve FV është duke i montuar në çati ose tarracë. Për një pamje më teknologjike të shtëpisë tuaj, mund të zgjidhni t’i vendosni edhe në fasadë. Një shtësë e këndshme dhe e thjeshtë për vilën tuaj do të ishte edhe një tendë fotovoltaike për aktivitetet tuaja në natyrë, ose një strukturë e thjeshtë me module FV për të mbrojtur makinën tuaj kur është e parkuar. Ndriçimi i ambientit tuaj të jashtëm për arsye dekori ose sigurie mund të mbulohet fare mirë dhe thjeshtë me fotovoltaikët, me përmasa nga disa centimetra, në shtylla disa metra të larta, duke eleminuar tërësisht nevojën për të instluar kabëll elektrik. Të gjitha këto investime që mund t’i bëni shtëpisë tuaj private me fotovoltaikët, rrisin vlerën e shtëpisë tuaj nëse vendosni ta shisni atë në një moment të caktuar në të ardhmen.

Kërkoni dhe merrni ofertë për shtëpinë tuaj tani pa asnjë pagesë!
Si të kursej energji në shtëpinë time?