Half Cut
Modulet fotovoltaike gjysmë-qelizore janë një zhvillim teknologjik i 5 viteve të fundit. Avantazhi i tyre kryesor është se kanë humbje të reduktuar të rezistencës omike, gjë që përmirëson efikasitetin e modulit nën STC (Kushte Standarte Testimi). Për shkak të konfigurimit të qelizave brenda modulit dhe në varësi të montimit të modulit (horizontal ose vertikal) qelizat gjysmë të prera ofrojnë performancë më të mirë edhe në kushtet e hijezimit të pjesshëm të modulit Fotovoltaik, gjë që ul humbjet nga hijezimi ose ndër-hijezimi dhe rrit prodhimin vjetor të energjisë elektrike.