Instrumentat
Matjet e natyrës elektrike me instrumenta janë të domosdoshme në çdo instalim elektrik, përfshirë fotovoltaikët. SOLARON shpk drejtohet nga inxhinierë, ekspertë të teknologjisë dhe njohës të mirë të disa standardeve IEC të lidhura me këtë teknologji. Si rrjedhojë, për ne është e domosdoshm dhe e panegocjueshme përdorimi i instrumentave profesionalë, si gjatë fazes së instalimeve, edhe gjatë testime dhe kolaudimit të sistemit përpara dorëzimit, ashtu edhe gjatë fazës O&M. Ne ndjekim me rigorozitet proçedurat e testimit dhe komisionimit të sistemeve FV që instalojmë duke i lënë investitorit të sistemit FV evidenca të instalimeve dhe testimeve të kryera. Ju ftojmë të jeni të kujdesshëm dhe vigjilentë në përzgjedhjen e kontraktorit që do t’ju instalojë sistemin fotovoltaik. Fatkeqësisht, shumë shoqëri dhe grupe pune në Shqipëri nuk e kryejnë këtë faze të rëndësishme, me pretendimin se “ka kosto” dhe “humb kohë”, duke e lënë investitorin të ekspozuar ndaj keqprojektimit të sistemit FV, gabimeve që mund të ndodhin gjatë instalimeve, cilësisë së dobët të materjaleve, etj.