Legjislacioni


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/algeblbo/public_html/Domains/solaron.al/wp-content/plugins/q-and-a/inc/functions.php on line 252

Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike në Shqipëri – Legjislacioni

Ligji Nr 138/2013 për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, i miratuar vetëm në 2013, ligjëson, lehtëson dhe inukurajon prodhimin e elektricitetit nga të gjithë burimet e rinovueshme të energjisë, përfshirë edhe fotovoltaikët. Ai, së bashku me ligjin e ri Për Sektorin e Energjisë Elektrike, lejon individët ose subjektet ligjore të prodhojnë dhe konsumojnë energji nga fotovoltaikët dhe garanton shitjen e tij tek operatorë të sistemit. Legjislacioni i jep prioritet blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit e saj me përparësi të cilët shfrytëzojnë burimet e rinovueshme të energjisë, si fotovoltaikët. Ky ligj gjithashtu siguron që energjia elektrike e prodhuar nga fotovoltaikët t’i shitet operatorëve të rrjetit për 15 vjet përmes një Kontrate të Lidhjes me Rrjetin PPA (anglisht Power Purchase Agreement) me një çmim të paracaktuar shitje të energjisë elektrike, e njohur si Tarifa Fikse e Shitjes FiT (anglisht Feed-in-Tariff). Miratime, liçensime dhe leje kërkohen nga autoritetet si nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Enti Rregullator i Energjisë (ERE), Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSHE).