Mundësi Punësimi


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/algeblbo/public_html/Domains/solaron.al/wp-content/plugins/q-and-a/inc/functions.php on line 252

Ndërsa ne këtu tek Solaron vazhdojmë të rritemi, në të ardhmen do të kemi nevojë të zgjerojmë skuadrën tonë me njerëz të motivuar dhe energjikë. Nëse dëshironi të konsideroheni si një anëtar i ri/e re e skuadrës tone, ju lutem kontrolloni periodikisht këtë faqe për postime të reja. Si një tjetër alternativë, mos hezitoni të dërgoni CV-në tuaj për t’u konsideruar paraprakisht. Ju falenderojmë për interesimin tuaj dhe ju lutemi dërgoni CV-në me email në: info@solaron.al

 

Solaron shpk, implementuesi i parë fotovoltaik në Shqipëri kërkon të punësojë:

Drejtues Teknik – Inxhinier Elektrik

Kualifikime të Domosdoshme

  • Të ketë kryer studimet në Inxhinieri Elektrike dhe të jetë i pajisur me Liçencë Profesionale të kategorisë “Projektim i Impianteve të Prodhimit dhe Shpërndarjes së Energjisë”.
  • Të ketë jo më pak se 5 vjet experiencë në implementimin e projekteve elektrike.
  • Të zotërojë shumë mirë AutoCAD dhe Excel.
  • Të ketë integritet të lartë, etikë pune dhe profesionale.

Përgjegjësitë e Pozicionit të Punës:

  • Te drejtojë çdo fazë të implementimit të Sistemeve Fotovoltaike të sektorit industrial dhe rezidencial, duke perfshirë, por pa u limituar në: projektim, koordinim punimesh, mbikqyrje punimesh, buxhetim dhe raportim, testim, konfigurim, kolaudim, marrje në dorëzim.
  • Të projektojë /azhornojë dhe preventivojë Sisteme Fotovoltaike. Të hartojë propozime teknike, të përcaktojë tipin dhe madhësinë e Sistemit Fotovoltaik duke analizuar nevojat e klientit.
  • Të përgatisë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor për marrjen e lejeve nga institucionet dhe kryerjen e punimeve sipas standarteve teknike dhe legjislacionit në fuqi.
  • Të koordinojë kryerjen e punimeve në objekt duke bashkëpunuar me stafin e brendshmëm dhe partnerët e kompanisë duke siguruar implementimin e Sistemeve Fotovoltaike sipas afateve dhe buxhetit.
  • Të mbikqyrë në terren punimet e grupeve të punës dhe të sigurojë realizimin e tyre sipas projektit, kontratës, standarteve teknike dhe buxhetit, duke i dhënë përparësi sigurisë teknike në punë. T’i japë zgjidhje teknike detajeve të paparashikuara në projekt dhe/ose të rekomandojë përmirësim e tyre.
  • Të raportojë periodikisht mbi progresin e punimeve.
  • Të vizitojë dhe inspektojë sipërfaqet diellore dhe mënyrën e furnizimit me energji elektrike të objekteve (Site Survey) si pjesë e skuadrës, dhe të hartojë raportin përkatës.
  • Të mbajë marrëdhenie korrekte, profesionale dhe etike me kolegë, klientë dhe partnerë të kompanisë.

Pse duhet të punoni për Solaron

  • Kompensim shumë të mirë.
  • Fleksibilitet në orar dhe orgainizimin e punëve.
  • Mundësi për të qenë pararojë e aplikimit të teknologjisë fotovoltaike në Shqipëri.
  • Mundësi për të punuar me pajisje elektrike dhe instrumenta të cilat nuk i keni hasur deri tani.
  • Mundësi të kontribuoni në zhvillimin e sektorit te energjise së rinovueshme në Shqipëri.
  • Mundësi trajnimi brenda dhe jashtë vendit.
  • Mundësimi për t’u promovuar.

 

Kushtet e punës:

  • Punë në zyrë në Tiranë, me lëvizje të shpeshta në terren brenda ose jashtë Tiranës.
  • Punë që kërkon ekspozimin në diell dhe ngjitje në mbulesa objektesh.
  • Aftësi për të punuar paralelisht në projekte të ndryshme, në faza të ndryshme implementimi.

Përbën avantazh:

  • Zotërimi i gjuhëve të huaja: anglisht, gjermanisht, italiasht.
  • Pajisja me liçencë e profesionale në Ndërtimin e Impianteve për Prodhimin e Energjisë Elektrike (Mbikqyrje dhe Kolaudim, kategoria NP-10).
  • Eksperienca në projektim, implementim ose kolaudim të Sistemeve Fotovoltaike.
  • Familjarizimi me komponentë/pajisje të sistemeve fotovoltaike.
  • Pasioni për teknologjinë e rinovueshme dhe pajisje të një efiçience të lartë energjitike.
  • Eksperienca në shitje dhe/ose shërbim ndaj klientit.
  • Komunikimi profesional dhe pozitiv.
  • Pamja profesionale dhe veshje korrekte.
  • Trajnim/çertifikim për punim në lartësi.
  • Forma e mirë fizike
  • Të qenit entuziast, energjik dhe i motivuar
  • Aftësia dhe/ose dëshira për të mësuar vetë, shpejtë dhe pa trajnim ose mbikqyrje.
  • Aftësia e të kushtuarit vëmendje të posaçme detajeve.
  • Drejtëshkrimi i gjuhës shqipe.

Për të Aplikuar:

Dërgoni CV-në tuaj me email në info@solaron.al me titull “Aplikim për punë” brenda datës 10 Dhjetor 2016.

 

Publikuar në 25 Tetor 2016