OffGrid
Sistemet fotovoltaike jashtë rrjetit ose autonome kërkojnë projektim sipas nevojave specifike dhe angazhim më të madh nga ana e inxhinierit. Asnjë sistem fotovoltaik jashtë-rrjetit nuk i ngjan tjetrit dhe ekspertiza jonë teknike ju ndihmon të siguroni energji elektrike aty ku më parë ka qenë e pamundur. Informacioni kryesor që duhet të marrim nga ju për projektimin e sistemeve autonome (aty ku nuk ka rrjet) përfshin: pozicion gjeografik, llojin e ngarkesës (pajisjes që duhet furnizuar), mënyrën, kohën dhe sezonin e operimit të ngarkesës, periudhën e autonomies, etj.