Mësoni më shumë rreth Stolave Inteligjentë të Instaluar në Sarandë


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/algeblbo/public_html/Domains/solaron.al/wp-content/plugins/q-and-a/inc/functions.php on line 252

Mirësevini në qytetin e bukur të Sarandës!

Stafi i Solaron shpk është krenar dhe tepër entuziast që kemi sjellë në Shqipëri këtë Stol Inteligjent, një produkt elitar që u mundësua si pjesë e një projekti shumë më të madh “_______________”, menaxhuar nga Consumelessmed dhe mbështetur nga Bashkia Sarandë.

Më poshtë do përpiqemi ti kthejmë përgjigje pyetjeve tuaja:

Pse janë vendosur këto stola inteligjentë në Sarandë?

Stolat Inteligjentë janë mundësuar përmes Projektit “_______________”, financuar nga “_______________”, përmes fituesit të projektit të menaxhuar nga Consumelessmed dhe ____ nga Bashkia Sarandë.

Cili është funksioni i këtyre stolave?

Stolat Inteligjentë, të pozicionuar në hapësira strategjike të qytetit të Sarandës, jo vetëm që u ofrojnë qytetarëve dhe pushuesve të qytetit të Sarandës një hapësirë publike komode me strehë, për të pushuar dhe shijuar pamjen e qytetit, por mundësojnë edhe një hapësirë ku çdokush mund të karikojë celularin, tabletin, etj, dhe të lundrojë në internet në hapësirën pranë stolit, pa asnjë kosto. Për më tepër, ato vitalizojnë zonën ku janë pozicionuar duke krijuar një tjetër mini-hapësirë publike dhe përmirësojnë imazhin e qytetit. Përveç kësaj, këto stola kanë disa karakterista të tjera unike, për të cilat mund të lexoni në vijim.

Çfarë i bën këta stola të jenë inteligjentë? Si funksionojnë ato?

Stolat inteligjentë e prodhojnë vetë nga dielli energjinë elektrike që ato konsumojnë për të ofruar shërbimet që ju shfrytëzoni, nëpërmjet një paneli diellor fotovoltaik. Sikurse mund ta vini re, nuk ka kabllo elektrikë që furnizojnë me energji elektrike këtë stol inteligjent. Gjatë orëve me diell paneli elektrik fotovoltaik prodhon energji elektrike nga dielli, energji e cila shërben për të karikuar një bateri e cila është e inkorporuar në trupin e stolit. Energjia që ruhet në bateri shfrytëzohet nga ju për të karikuar pajisjet elektronike, në çdo orë të ditës ose natës. Gjithashtu, e njejta energji elektrike që prodhohet nga dielli çdo ditë, shërben për të funizuar me energji elektrike ruterin që gjithashtu është i inkorporuar në trupin e stolit, që së bashku me rrjetin 3G të operatorit celular mundëson shërbimi wi-fi për ju.

Stolat gjithashtu janë të pajisur me sensorë të cilët bëjnë të mundur matjen e disa parametrave të motit dhe të cilësisë së ajrit në vendet ku ato janë instaluar. Secili stol mat në mënyrë të pavarur temperaturën e ambjentit, lagështinë, trysninë e ajrit, nivelin e zhurmave dhe nivelin e CO2 . Këto të dhëna transmetohen në intervale kohe të caktuara në një platformë online, e cila grumbullon këto të dhëna dhe i paraqet ato me një ndërfaqe grafike të lexueshme.  Ne besojmë që këto parametra, të cilat po maten për here të parë në qytetin e Sarandës, e madje në të gjithë Shqipërinë në këtë format, përbëjnë fakte shkencore të cilat do të mund të shrytëzohen jo vetëm nga organet vendim-marrëse vendore për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit në qytet, por mund ti shërbejnë edhe kërkimit shkencor akademik.

 Sa Stola Inteligjentë janë instaluar në Sarandë?

Deri më sot (Janar 2019) në qytetin e Sarandës janë instaluar dy Stola Inteligjentë

Ku ndodhen Stolat Inteligjentë?

Dy Stolat Inteligjentë ndodhen në qendër të qytetit të Sarandës. Një stol ndodhet në Rrugën…., pranë….. me koordinata gjeografike 39°52’28.68″N, 20° 0’25.78″E. Një tjetër Stol Inteligjent ndodhet në Rrugën…., pranë….. me koordinata gjeografike 39°52’27.53″N, 20° 0’30.30″E

Sa Stola Inteligjentë janë instaluar në Shqipëri?

Dy Stolat e parë Inteligjentë në Shqipëri janë instaluar në Sarandë, dhe ato janë të vetmit në Shqipëri të instaluar deri në Dhjetor 2018.

Pse këto stola janë të montuar në këtë mënyrë?

Ne jemi shumë të kënaqur që ju ka bërë pështypje mënyra se si janë pozicionuar këta stola inteligjentë dhe në vijim do tju tregojmë arsyen, e cila është teknike. Paneli diellor, që ndodhet mbi stol, duhet orientuar nga Jugu, në mënyrë që të marrë maksimumin e rrezatimit nga Lindja në Perëndim të diellit, për të karikuar baterinë dhe për të furnizuar me energji elektrike çdo pajisje të lidhur me të. Për të njejtën arsye në përcaktimin e pozicionit të këtyre stolave, janë evituar ambjentet të cilat mbulohen nga hijet, që mund të vijnë nga ndërtesa ose pemë të larta në afërsi të tyre.

 Cilat janë të dhënat teknike kryesore të këtyre stolave?

Secili stol inteligjent është i përbërë nga materjal druri dhe çeliku. Hapësira e shrytëzueshme për akomodim është 2.4 x 0.85 metra, në lartësinë 0.45 m nga trotuari. Lartësia e montimit të panelit diellor është 2.8 metra në kënd 30° nga horizonti.

Për nga pikëpamja e inxhinierisë elektrike, ky stol inteligjent konsiderohet një Sistem Fotovoltaik Autonom, ose Jashtë-Rrjetit, sepse nuk është i lidhur me rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Lloji i panelit fotovoltaik është me film të hollë amorf dhe fuqia e tij është 95 Wp. Përkundrejtë panelit fotovoltaik me qeliza silici, kjo teknologji është më shumë rezistente ndaj hijezimit të pjesshëm të panelit e si pasojë është në gjendje të prodhojë më shumë energji elektrike në kushte jo të favorshme. Kapaciteti i baterisë është 52 Ah. Pesha e secilit stol është rreth 700 kg. Stolat janë rezistentë ndaj shiut dhe lagështisë.

A mund të ndodhë që këto stola të mos arrijnë të karikojnë celularin?

Stolat Inteligjentë janë projekuar nga ekspertë dhe llogaritur në mënyrë të tillë që të kenë rezerva, madje edhe gjatë dimrit, kur orët me diell janë më të pakta. Do të ishte një fenomen tepër i  rrallë që karikimi i aparatëve celularë do ishte përkohësisht i pamundur. Ky fenomen ka gjasa të ndodhë rrallë, vetëm gjatë periudhës së dimrit, nëse ka patur ditë të njëpasnjëshme të vrenjtura e pa diell, dhe nëse fluksi i karikimeve ka qenë maksimal gjatë atyre ditëve. Kjo për arsye se në mungesë të diellit, paneli diellor nuk arrin të prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike dhe nuk arrin të karikojë plotësisht baterinë. Me të dalë dielli, stoli do të funksionojë normalisht.

Kush i zotëron këto stola?

Stolat Inteligjentë janë në zotërim dhe administrim të Bashkisë Sarandë

Si mund të marr informacion mbi të dhënat mjedisore që kanë grumbulluar këto stola?

Për këtë mund ti drejtoheni zyrtarisht Bashkisë Sarandë ose Solaron shpk, duke shpjeguar qëllimin tuaj.

Në ç’vende të tjera janë montuar të tillë stola?

Stola inteligjentë identikë me këtë janë instaluar në disa nga kryeqyetet më të rëndësishme të botës, përfshirë Londrën, duke krijuar në këtë mënyrë një network /rrjet.

Si mund të kujdesem për këto stola?

S’është e nevojshme tju kujtojmë që këta stola, sikurse  edhe çdo objekt tjetër publik, nuk duhen vandalizuar. Stolat janë të monitorueshëm, dhe çdo akt vandalizmi ndaj tyre do të dënohet sipas ligjeve. Nëse ju dëshironi ti vini në ndihmë funksionimit optimal të këtyre stolave, mund të pastroni sipërfaqen e panelit, nëse ajo është e ndotur me grimca pluhurash, në të njejtën mënyrë si pastroni xhamat e shtëpisë ose makinës tuaj.

Si përfitojmë ne të gjithë nga këto stola?

Përveç ofrimit të shërbimeve pa pagesë për qytetarët dhe turistët e Sarandës, përmirësimit dhe sofistikimit të imazhit të qytetit të Sarandës, grumbullimit të disa të dhënave mjedisore, organizata Consumelessmed.org dhe Bashkia Sarandë, arrijnë të promovojnë qytetin e Sarandës, duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar. Njëkohësisht promovojnë shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe reduktimin e emetive të CO2.

Secili stol parashikohet të prodhojë çdo vit 120 deri në 160 kWh energji elektrike të pastër nga dielli, dhe njëkohësisht eviton emetimin e rreth 80 kg CO2 çdo vit. Kjo energji elektrike nuk blihet nga operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, e për pasojë ulen shpenzimet e Bashkisë Sarandë.