Kompania & Shërbimet

KOMPANIA

Solaron shpk është kompania e parë në Shqipëri që ofron shërbime projektim-zbatimi të teknologjisë fotovoltaike (inxhinieri-prokurim-ndërtim). Ne projektojmë dhe implementojmë zgjidhje fotovoltaike për të gjithë nevojat tuaja të lidhura me energjinë.
Nëse objektivi juaj është një investim në teknologjinë fotovoltaike, rritje të ardhurash, ulje shpenzimesh, burime energjie të besueshme, sisteme energjie të rinovueshme dhe efiçente, ne do të ishim të kënaqur t’ju asistonim në vendimmarrje dhe të siguronim zgjidhje fotovoltaike të personalizuara, të tipit ‘me-çelësa-në-dorë’. Sistemet fotovoltaike rrjetlidhur, jashtë rrjetit ose hibride të instaluara në rezidenca, objekte tregtare ose industriale janë ato që njohim më së miri!
Ne i konsiderojmë teknikat tona të projektimit dhe shërbimet konsulente, një risi në sektorin energjetik fotovoltaik lokal. Ne jemi tepër entuziastë që po sjellim në Shqipëri disa prej markave më të mira, të mirënjohura dhë të çertifikuara në industrinë e fotovoltaikëve. Standartet tona të instalimit janë ato të përcaktuara nga IEC dhe që ndjekin rekomandimet ndërkombëtare të instalimit dhe mirëmbajtes së sistemeve FV.
Stafi ynë frymëzohet nga pasioni për teknologjinë, inxhinierinë dhe natyrën.
Të gjithë shërbimet tona ofrohen në Shqip dhe/ose Anglisht.

PRODUKTE & SHËRBIME

Propozime Teknike dhe Studime Fizibiliteti

Ky është hapi i parë drejt vlerësimit nëse dhe si ju mund të përfitoni nga teknologjia fotovoltaike. Nëse ju kërkoni një mënyrë inovative për të investuar në prodhimin e energjisë, ose dëshironi të zbuloni sasinë e elektricitet që mund të prodhohet në pronën tuaj, kjo paketë është ndërtuar për kërkesa të tilla. Nëse ju planifikoni financimin e një projekti në sektorin e energjisë së rinovueshme, ose nëse jeni duke kërkuar partneritet për ndërtimin e një ferme FV, kjo paketë ofron hapin e parë drejt arritjes së qëllimit tuaj. Nëse jeni një institucion që po aplikoni për një grant, përmes kësaj pakete ne do të kompletojmë studimet teknike dhe financiare për ju. Këto janë temat e përfshira në raport:

  • Teknologjia FV
  • Vlerësimi i konsumit të energjisë
  • Inspektim-vlerësim terreni & matje
  • Projekti ide
  • Analiza financiare

Vizatime Teknike të Detajuara dhe Specifikime Teknike

Nëse ju e keni marrë ofertën paraprake nga Solaron për instalimin e një sistemi FV të çfarëdo tipi dhe nëse jeni dakord me të, ne duhet që përmes kësaj pakete, fillimisht të hartojmë projektin dhe specifikimet teknike, të cilat janë të domosdoshme edhe për aplikim pranë autoriteteve përkatëse. Nëse ju jeni një institucion që kërkoni shërbime konsulence inxhinierike për çdo projekt që përfshin teknologjinë fotovoltaike, ne kemi aftësinë të përgatisimi të gjithë dokumentacionin teknik të nevojshëm për prokurimin e projektit.  Kjo paketë është gjithashtu hapi që pason “Propozime Teknike dhe Studime Fizibiliteti”. Këto shërbime përfshijnë:

  • Vlerësimi i konsumit të energjisë
  • Inspektim-vlerësim terreni & matje
  • Optimizim sistemi
  • Projekt zbatimi
  • Analiza financiare
  • Oferta financiare e Solaron

Shërbime Implementimi

Kjo është paketa që pason Vizatime Teknike të Detajuara dhe Specifikime Teknike dhe marrjen e lejeve të nevojshme nga autoritetet. Solaron shpk do të menaxhojë të gjithë fazat e implementimit të projektit, të cilat mund të përfshijnë:

  • Zhvillimin e grafikut të punimeve sipas kërkesave të klientit
  • Furnizim me materjale
  • Punime civile
  • Montim i moduleve FV
  • Instalime elektrike
  • Testimi i sistemit dhe vlerësimi i performancës
  • Kolaudimi i sistemit
  • Dorëzimi i sistemit FV
  • Dorëzim i vizatimeve As-Built, manualit të operim-mirëmbajtjes, garancive.
  • Trajnim i përdoruesit përfundimtar

Shërbime mirëmbajtje

Ne ofrojmë shërbime mirëmbajtje sipas nevojave të klientit për të gjithë produktet dhe puntorinë e kryer nga Solaron shpk, pas përfundimit të periudhës së garancisë.

Shërbime të tjera

Solaron shpk mund të sigurojë edhe detyra të caktuara për çdo studim ose projekt të natyrës elektrike, fotovoltaike ose të rrezatimit diellor për kompani, organet e qeverisjes, organizata joqeveritare, organizata jofitimprurëse ose institucione arsimore. Ne jemi të gatshëm t’ju asistojmë me pajisjet tona profesionale, të besueshme dhe të një teknologjie të avancuar për të përmbushur detyra specifike, si psh:

  • Optimizim i sistemeve FV ekzistuese
  • Zgjerim i sistemeve FV ekzistuese
  • Integrim i sistemeve (hibride)
  • Monitorimi në kohë reale i sistemeve FV dhe/ose regjistrim të dhënash
  • Analizë hijesh sipas terrenit
  • Matje të rrezatimit diellor sipas terrenit
  • Zhvillim i diagramës së trajektores së diellit sipas terrenit
  • Matje të parametrave elektrike në TU
  • Menaxhimi i projekteve FV të mëdha
  • Konsulencë FV