Elektriciteti nga qeliza

Bazat e Moduleve Fotovoltaike

Një modul Fotovoltaik (FV) është një pajisje elektrike që me ekspozim ndaj diellit prodhon rrymë elektrike, e cila mund të përdoret për të furnizuar me energji elektrike pajisje të tjera. Një modul FV është i përbërë nga një numër i larmishëm qelizash fotovoltaike të lidhura në mënyrë elektrike dhe fizike me njëra-tjetrën për të prodhuar fuqi të mëdha.

Një Qelizë që Prodhon Elektricitet

Ndërtimi dhe funksionimi i një qelize FV bazohet në efektin fotovoltaik, që ndodh në nivelin atomik. Efekti fotovoltaik, i zbuluar mbi 170 vite me parë, përshkruan se si materiale të caktuara si silici, lëshojnë elektrone duke përthithur fotonet e dritës. Lëshimi i këtyre elektroneve formon sasi të vogla rryme elektrike.

Materiali më i rëndësishëm i çdo qelize FV të një moduli FV është një shtresë e hollë 0.2-0.3mm e një materiali gjysmëpërçues i cili është silici, në 99% të moduleve FV. Kjo shtresë silici përbëhet prej shtresës së sipërme, ku janë injektuar atome fosfori (tipi N) dhe asaj të poshtme të injektuar me atome bori (tipi P). Një fushë elektrike krijohet mes këtyre dy shtresave, e cila me energji të fotoneve të diellit, mundëson lëvizjen e elektroneve, duke rezultuar në rrymë elektrike.

5. Inside PV Cell