FV në Botë

Fotovoltaikët në Botë

Fotovoltaikët nuk janë një teknologji e re. Një sasi e konsiderueshme buxheti është investuar për kërkim-zhvillimin e tyre nëpër laboratorë akademike dhe industrialë. Fillimisht të konsideruara të shtrenjta dhe pa rendiment, zhvillimet e fundit teknologjike, investimet në industri dhe politikat qeveritare e kanë shndërruar këtë parashtresë në një mit.

Kriza financiare globale e 2011-2012 ndryshoi tregun e fotovoltaikëve një herë e përgjithmonë: U rrit më shpejtë nga ç’pritej, u konsolidua dhe çmimet e moduleve FV ranë me 50% në të gjithë botën.

Zhvillimi i industrisë së fotovoltaikëve u lëvrua në Europë, e cila ende llogaritet të mbajë pjesën më të madhe të tregut botëror të fotovoltaikëve, 75% të tij. Gjermania është ende shteti me kapacitetin kumulativ më të lartë në Europë, e ndjekur nga Italia dhe Spanja. Në BE, 51GW të kapacitetit fotovoltaik të instaluar përbën 2% të elektricitetit dhe 4% të kërkesës gjatë pikut.

Në rang global, SHBA, Japonia dhe Kina ndjekin Europën për sa i takon kapacitetit kumulativ.

Pesë prodhuesit më të mëdhenj të fotovoltaikëve në botë, që zotërojnë 50% të tregut, janë katër prodhues nga Kina dhe një nga SHBA.

Tregu i fotovoltaikëve është ende i nxitur nga politikat. Politikat qeveritare do të vazhdojnë të ndryshojnë drejtimin nga shtyrja për vetë-konsum të energjise së fotovoltaikëve në investime masive fotovoltaike. Pavarësisht, elektriciteti nga fotovoltaikët së shpejti do të bëhet një burim kryesor elektriciteti, që i detyrohet konkurrencës së saj krahasuar me të gjithë burimet e tjera të energjisë.