Hijet

Hijet

Hijet janë një faktor kryesor në sasinë e elektricitetit të prodhuar nga modulet FV, dhe disa e konsiderojnë atë më të rëndësishëm se orientimi i moduleve; prandaj, rëndësi e veçantë i duhet dhënë hijeve përpara instalimit të moduleve FV. Hija ndryshon projektimin e saj në varësi të orës së ditës dhe ditës së vitit.

Burime hijesh janë objekte në çati ose tarracë si oxhakët, antenat e thjeshta dhe ato satelitore, depozitat e ujit. Është e mundur gjithashtu edhe krijimi i hijes nga vetë ndërtesa kur ka disnivele. Hijet mund ta kenë prejardhjen nga objekte rrethuese si për shembull ndërtesa më të larta, pemë, shtylla dhe kulla. Hijet e ndërsjellta midis moduleve, që përcakton edhe largësitë midis tyre, duhet shqyrtuar gjatë fazës së projektimit.

Një modul FV i zënë nga hija pjesërisht, nuk do të ndikojë vetëm prodhimin e atij moduli, por prodhimin e të gjithë sistemit. Mbulimi nga hija, qoftë edhe e pjesshme e një qelize të modulit do të ulë tensionin e të gjithë lidhjes, si rrjedhim edhe më pak elektricitet të prodhuar nga inverteri, sepse ajo qelizë vepron si një “rezistencë”. Sipas një studimi të 2010-ës “hijet e vetëm një qelize të një moduli FV mund të zvogëlojnë energjinë e prodhuar me deri 75%.” Si pasojë, në disa raste është e këshillueshme të instalohet një modul më pak që do të rrezikohej nga hija, për të përftuar të njëjtin prodhim. Një profesionist i fotovoltaikëve është në gjendje të vlërësojë të gjithë burimet e hijeve rreth e rrothull dhe mbi sipërfaqen kur është planifikua të instalohen modulet FV dhë të përcaktojë vendndodhjen e duhur për prodhim optimal.