Sistemet Ndjekës

Panel Diellor Ndjekës

Një panel diellor ndjekës është një strukturë e montuar ku mbështeten modulet FV, që në mënyrë të vazhdueshme përshtat orientimin e saj për të marrë maksimalisht rrezatimin diellor.
Janë dy tipe kryesore të paneleve diellore ndjekëse një-aksiale dhe dy-aksiale.

7. Tracking PV

Ndjekësit një-aksial ndjekin trajektoren e diellit nga lindja në perëndim, duke prodhuar deri në 25% më shumë energji. Teorikisht shtrirja e tyre mund të jetë nga -90° në +90°, por praktikisht përdoren shtrirje midis -45° dhe +45°, në varësi të vendndodhjes. Ndjekësit dy-aksialë ndjekin trajektoren e diellit duke lëvizur nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug duke mbuluar një shtrirje më të gjerë, por nuk janë të këshillueshme për Shqipërinë. Shtimi në energjinë e prodhuar nga ndryshimi i sistemit nga një-aksial në dy-aksial është i papërfillshëm kur krahasohet me ndryshimin e sistemit nga i-fiksuar në një-aksial.

Përdorimi i paneleve FV me sistemin ‘Ndjekës’ (Tracking) është më i shtrenjtë për t’u instaluar dhe për t’u mirëmbajtur dhe në mënyrë paradoksale konsumon energjinë e prodhuar nga modulet FV. Këto sisteme gjithashtu kërkojnë më shumë hapësirë dhe sipërfaqe për t’u instaluar krahasuar me sistemet e fiksuara. Panelet diellore ndjekës janë më efektivë në vende me shumë pak ré.