Tipet e Qelizave

Tipet e Qelizave FV

Tipet më të përhapura të qelizave FV janë:

  1. Qeliza Silici Monokristalore ose Njëkristalore, të cilat kanë rendimentin më të lartë. Rendimenti i një moduli silici monokristalor varion nga 13% në 17%. Qeliza monokristalore është në thelb një shtresë tepër e hollë e një kristali silici të vetëm. Rendimenti i lartë i detyrohet pastërtisë së lartë të silicit të përdorur, i cili gjithashtu kërkon proçese teknologjike që konsumojnë energji, duke rezultuar në çmim më të lartë të modulit.
    1111
  2. Qeliza Silici Polikristalore ose Shumëkristalore kanë një rendiment paksa më të ulët. Çdo qelizë polikristalore është një shtresë tepër e hollë e një blloku silici të përbërë nga një numër i madh kristalesh, që është rezultati i një proçesi më pak kërkues, e si rrjedhim përfundon në çmim më të ulët. Rendimenti i tyre është midis 12% dhe 15%. Ato janë tepër të përhapura si rezultat i një raporti të arsyeshëm rendiment-çmim.1111
  3. Qeliza Silici Amorf ose Cipë e Hollë përbehet nga një shtresë e hollë silici amorf, silic të pulverizuar mbi një sipërfaqe xhami, metali ose plastike. Ato kanë rendimentin më të ulët nga të gjitha tipet e moduleve (6% deri në 9%). Karakteristikë e tyre është fakti se mund të jenë fizikisht të përkulshme, duke u dhënë përparësi në përdorime të veçanta. Ato jane tipi më i qëndrueshëm dhe më i lirë i moduleve, por kanë nevojë deri në tre herë më shumë hapësirë për të prodhuar të njëjtën sasi elektriciteti.
    1111
  4. Qeliza Fotovoltaike Hibride janë një zhvillim i fundit i teknologjisë. Ato përbëhen nga një shtresë silici kristalor (zakonisht monokristalor) e veshur me një shtresë amorfe, që rezulton në rendimente dukshëm më të lartë prej 18%+. Meqenëse është ende një teknologji në zhvillim, ato nuk janë shumë të përhapura dhe janë ende shumë të kushtueshme.