Pse Fotovoltaikët

Përfitimet e Përdorimit të Fotovoltaikëve

Fotovoltaikët janë një burim energjie i rinovueshëm. Ato prodhojnë elektricitet falas nga dielli.

Elektriciteti i prodhuar nga fotovoltaikët mund të furnizojë një shtëpi, një biznes dhe madje mund t’i shitet ose shkëmbehet me operatorin e rrjetit. Efekt tepër pozitiv i përdorimit të moduleve FV është se ato nuk prodhojnë gaze të efektit serë dhe nuk prodhojnë mbetje kimike, ndryshe nga të gjithë format e tjera të prodhimit të energjisë. Ato nuk përdorin as ujë dhe asnjë formë karburanti; thjeshtë dhe vetëm rrezet natyrale të diellit. Ato mund të instalohen ngado ku ka diell, praktikisht kudo. Janë shumë të thjeshta për t’u instaluar dhe thuajse nuk kërkojnë mirëmbajtje. Modulet FV mund të integrohen lehtësisht në çfarëdo ndërtese. Ato nuk prodhojnë  ndotje akustike dhe kanë jetëgjatësi prej më shumë se 20 vjetësh. Fotovoltaikët ofrojnë  më  shumë  besueshmëri se çdo formë  tjetër e prodhimit të  energjisë  për shkak të  qëndrueshmërisë  së  tyre dhe teknologjisë  që  i operon.

Meqenëse përdoren në nivel lokal, përdorimi i tyre eleminon humbjet e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë. Për më tepër, ato prodhojnë sasinë më të madhe të elektricitetit gjatë muajve të verës, kur kërkesa për elektricitet është e lartë dhe kur hidroçentralet tona prodhojnë më pak elektricitet.

Gjithashtu, ato nxjerrin në pah imazhin e pronës, rrisin vlerën e saj dhe ofrojnë fleksibilitet në lidhje me investimin për shkak se sistemi është lehtësisht i zgjerueshëm.

Gjatë sekadës së fundit çmimet e fotovoltaikëve kanë rënë ndërsa rendimenti i tyre ka ardhur duke u përmirësuar, duke i bërë ato një zgjidhje praktike. Qeveritë kanë krijuar skema të ndryshme për të inkurajuar kërkim-zhvillimin dhe instalimin e kësaj forme të energjisë së rinovueshme.  Vendet e zhvilluara janë duke inkurajuar përdorimin e fotovoltaikëve duke ulur taksat dhe dhënë incentiva të ndryshme, dhe Shqipëria është duke ndjekur ngadalë hapat e tyre.

Ju mund t’i përdorni modulet FV për të furnizuar shtëpinë ose biznesin tuaj me energji elektrike të pastër, pra ta prodhoni vetë energjinë me kosto më të ulët. Për pasojë, më pak energji elektrike do të blihet nga operatori, gjë që zvogëlon faturën e përmuajshme elektrike. Duke e prodhuar vetë energjinë elektrike, ju do të bëheni më pak të varur nga çmimet në rritje të energjisë elektrike. Në rast se sistemi juaj FV prodhon më shumë elektricitet nga ç’ju konsumoni, pjesa e mbetur i shitet automatikisht rrjetit. Si është e mundur kjo?

Modulet FV përdoren gjerësisht si mënyra më e pastër dhe e shpejtë e furnzimit me energji në territore të largëta, ku nuk ekziston asnjë linjë tensioni.

Nëse biznesi juaj mbështetet tek gjeneratorët për furnizim me energji, ju mund të eleminoni çdo shpenzim që lidhet me të duke investuar në një sistem FV.

Nëse dëshironi të ndërtoni shtëpinë ose biznesin tuaj në një vend ku nuk ka linja elektrike, fotovoltaiket mund të jenë zgjidhja e vetme për ju. Një shembull tipik i përdorimit të fotovoltaikëve janë stacionet e transmetimit të të dhënave. Fermerët gjithashtu kanë përfituar mjaft nga përdorimi i elektropompave me energji fotovoltaike për vaditje.

Si mundet që një Sistem PV të më kursejë para në shtëpi?

Si mundet që një sistem FV t’i kursejë para biznesit tim?