Dega e Ullirit me Hije
Ne kemi zgjedhur këtë foto elegante për të bërë një krahasim midis pemës së ullirit dhe paneleve fotovoltaike. Gjethet e pemës së ullirit kanë një formë tepër elegante; panelet fotovoltaike janë gjithashtu elegante dhe mund të jenë deri në 3.2 mm trashësi. Pema e ullirit përmbën një simbol të prosperitetit dhe jetëgjatësisë, sikurse janë edhe investimet fotovoltaike të cilat kursejnë para dhe kanë një jetëgjatësi mbi 30 vjeçare. Mbi të gjitha kjo degë ulliri simbolizon paqen dhe miqësinë e mirë. Kur ju zgjidhni panele diellore, përveç përfitimeve të drejtëpërdrejta monetare, ju bëni paqe me mjedisin duke i shmangur ajrit që ne thithim emetime të dëmshme të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera me efekt serë të cilat shoqërojnë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet konvecionale, të shtershme të energjisë. Nëse e shikoni me kujdes këtë foto do të vini re edhe një tjetër element, të cilit ne tek SOLARON shpk, i kushtojmë vëmendje të posaçme. Ato janë hijet. Burimet e hijeve në sipërfaqet diellore janë të shumta dhe shpesh herë të pashmangshme. Ato janë “armiku” kryersor i performancës së paneleve diellore, duke ndikuar prodhimin e energjisë elektrike prej tij në mënyrë jo proporcionale me sipërfaqen e hijezuar. Kujdes, panelet diellore nuk vendosen në çdo vend. Mos lejoni askënd të instalojë panelet tuaja në hije, qoftë edhe pjesërisht. Humbjet tuaja do të jenë shumë më të mëdha nga çdo të mund ti përfytyroni.