Gender in Engineering
Ne besojmë fort që inxhinieria e vërtetë nuk njeh gjini. Ne besojmë që gratë dhe vajzat inxhiniere janë po aq të zonja sa edhe meshkujt inxhinierë dhe në shume raste, u’a tejkalojnë atyre. Ne mbështesim dhe inkurajojmë vajzat të studiojnë inxhinieri dhe shkenca ekzakte. Çdo vit tek ne kryejnë praktikën 1 ose 2 studente të inxhinierisë. A e dinit që Shqipëria mban vendin e shtatë në Indeksion Global të Inxhinierisë për ekuilibrin gjinor? Ky është një lajm i shkëlqyer që do të ndihmojë edhe në forcimin e pozitave të grave dhe vajzave në vendin tonë. SOLARON shpk bën maksimumin që të punësojë në mënyrë direkte ose indirekte vajza dhe gra duke ndihmuar rritjen e rolit dhe kontributit të tyre në Shqipëri, duke forcuar pozitat e tyre ekonomike. SOLARON shpk është themeluar dhe drejtohet nga një inxhiniere, e cila është e vetmja drejtuese femer de facto e një kompanie shërbimi në sektorin energjetik privat shqiptar. Një tjetër arsye pse duhet të zgjidhni SOLARON shpk për marrjen e shërbimeve tuaja është sepse kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në punësimin e grave dhe vajzave në shoqërinë shqiptare dhe do të zbusë stigmën e padrejtë të lidhur me punësimin e tyre në fusha që kërkojnë njohuri të thella teknike.