Joli Delimeta
Znj. Joli Delimeta është një inxhiniere elektrike, konsulente dhe sipërmarrëse, aktualisht drejtuese e SOLARON shpk, një kompani implementimi fotovoltaik EPC e themeluar prej saj në 2015 për të ndihmuar biznesin dhe industrinë të zvogëlojnë shpenzimet e tyre të energjisë elektrike duke instaluar një sistem fotovoltaik dhe duke ndërmarrë masa për eficiencën energjetike. Përveç ekspertizës së saj në burimet e rinovueshme, ajo është gjithashtu një audituese energjie. Ajo është fituese e një programi të sponsorizuar nga AADF, që e çoi atë në Kaliforni për të punuar në projektim për SunPower Corp.
Përvojat e saj të gjera të mëparshme duke punuar në Kanada, Shqipëri dhe Kaliforni, variojnë nga përmirësimi i sistemeve të të dhënave dhe ato luftarake në anije të marinës, tek projektimi dhe drejtimi i implementimeve të sistemeve të shpërndarjes të energjisë elektrike në ndërtesat tregtare dhe industriale, tek menaxhimi i ndërtimit të rrjetit të telefonisë së lëvizshme. Si menaxhere projektesh e certifikuar nga PMP®, ajo ka udhëhequr me sukses shumë projekte inxhinierike. Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese dhe aksionere e Electrical Inspection Services Albania shpk, një Trupë Inspektimi.
Asaj i pëlqen të lexojë mbi psikologjinë dhe vendimmarrjen, është e apasionuar pas ecjeve në natyrës si një mënyrë e shkëlqyer për t'u shkëputur nga puna e saj në zyrë. Ajo shpesh në mënyrë vullnetare investon kohën e saj për të instaluar sisteme panelesh diellore për familjet e pa-privilegjuara, asiston studentë për të zhvilluar tezat e diplomës, lobon për të krijuar Shoqatën e Inxhinierëve Profesionistë të Shqipërisë dhe është e apasionuar pas të gjitha kauzave të lidhura me gratë në STEM.
Znj. Delimeta është diplomuar me Bachelor of Engineering Co-Op Program në Dalhousie University në Halifax, Nova Scotia, Kanada në vitin 2008. Joli ka ndjekur gjithashtu UC Berkeley përmes një programi edukimi ekzekutiv mbi Menaxhimin e Produkteve. Ajo është një inxhiniere elektrike e licencuar në Kanada dhe Shqipëri. Shikoni profilin e Joli Delimeta në LinkedIn.