Mirembajtja dhe Kujdesi
Ne kujdesemi për çatinë dhe panelin tuaj si askush tjetër. Modulet Fotovoltaike duhen trajtuar me shumë kujdes. Transporti deri në destinacion, ngjitja në çati, montimi dhe instalimi i tij duhen kryer sipas kërkesave specifike. Ne nuk nxitojmë gjatë punës së montimit të panelit dhe nuk rrezikojmë të dëmtojnë panelin nga mikro-plasaritjet që mund ti ndodhin qelizës të cilat nuk vihen re me sy të lirë, por që e dëmtojnë funksionalitetin e panelit në mënyrë të parikuperueshme. Çatitë e tjegullës janë ndër punët më të vështirat që ne realizojmë se sukses, pa cënuar shtresat hidoizuluese të mbulesës. Ndërsa për çatitë prej llamarine ose sanduiçi ne sigurohemi të përdorim shina dhe vida të pajisura me gomine EPDM rezistente ndaj temperaturave të larta, agjentëve atmosferikë dhe rrezatimit UV.Paneli juaj duhet trajtuar me përkujdesje; zgjidhni vetëm profesionistët. SOLARON shpk është e vetmja shoqëri shqiptare që ofron 5 Vjet Garanci në Instalime.