Mono Cel
Qeliza Silici Monokristalore ose Njëkristalore kanë rendimentin më të lartë. Rendimenti i një moduli silici monokristalor varion nga 17% në 24%. Qeliza monokristalore është në thelb një shtresë tepër e hollë e një kristali silici të vetëm. Rendimenti i lartë i detyrohet pastërtisë së lartë të silicit të përdorur, i cili gjithashtu kërkon proçese teknologjike që konsumojnë energji, duke rezultuar në çmim më të lartë të modulit.