PPE
Çfarë ka plazhi të përbashkët me punën tonë? A e dinit që mjete pune për ne janë edhe kremi kundër rrezatimit të dëmshëm të diellit? Ambjenti i punës për ne nuk është thjeshtë tavonila e zyrës apo kantjeri. Të punuarit në tarracë, pavarësisht stinës, është ambjenti ynë i punës. Përveç mjeteve dhe pajisjeve të mbrojtjes personale PPE, kremi kundër diellit, termusi i ujit, kapelja dhe syzet, janë mjete pune të shtuara për ne! Dehidratimi mund të shkaktojë humbje të ekuilibrit. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell rrit mundësinë e problemeve me lëkuren. Askush nuk mund të jetojë një jetë të shëndetshme dhe të performojë mirë në punë nëse ka vështirësi me shëndetin mendor dhe fizik. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin sepse shëndeti i çdo anëtari të skuadrës tonë është shëndeti i kompanisë.