Tile Roof
Puna më e veshtirë e montimit të paneleve diellore fotovoltaike është ajo e montimit në çati tjegulle. Ne kemi realizuar disa projekte të montimit të paneleve fotovoltaike në çati tjegulle me sukses! Vështirësia qëndron tek mënyra e montimit, hapësira e vogël në dispozicion, mbërthimi me strukturën ekzistuese dhe sigurimi i integritetit statik, hidroizolimit dhe termoizolimit të çatisë. Kjo rrit kohën e punës me më shumë se 3 herë krahasuar me çatinë sanduiç. Zgjidhni profesionistët për të mos patur probleme me çatinë tuaj në të ardhmen pas montimit të paneleve diellore.