Foto Half Cut
Modulet fotovoltaike gjysmë-qelizore janë një zhvillim teknologjik i 5 viteve të fundit. Avantazhi
i tyre kryesor është se kanë humbje të reduktuar të rezistencës omike, gjë që përmirëson
efikasitetin e modulit nën STC (Kushte Standarte Testimi). Për shkak të konfigurimit të qelizave
brenda modulit dhe në varësi të montimit të modulit (horizontal ose vertikal) qelizat gjysmë të
prera mund të ofrojnë performancë më të mirë nën hijezimin e pjesshëm të modulit.